AlbanianSport.com 09.01.2015 12:25
ASNN – Pogradeci i Ardian Abazit, që dje ka përfunduar ditën e katërt të periudhës përgatitore dimërore, ka shtruar një sondazh për tifozët.
Pyetja e bërë për ta dhe që nga drejtuesit e skuadrës liqenore pret përgjigje është se ku ka nevojë të përforcohet skuadra; në portë, mbrojtje, mesfushë apo sulm.
Deri më tani liqenorët nuk është se kanë bërë ndonjë përforcim, por deri më 7 shkurt, kohë në të cilën do të nisë pjesa e dytë e sezonit dhe liqenorët do të presin në shtëpinë e tyre Butrintin, pogradecarët pritet të ketë përforcime.