AlbanianSport.com 22.02.2015 21:25
ASNN – Ajo e pësuar dje në shtëpi me Sopotim, ka qenë një humbje që edhe trajnerin e Pogradecit, Ardian Abazaj e ka lënë pa fjalë pas takimit dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, por është parë që ka pasur diçka në formë debati edhe me gjyqtarin e takimit.
Ndërkaq, ka qenë mjaft i kënaqur homologu i tij, trajneri i Sopotit, Gentian Stojku. “Që javën e kaluar problemet te Sopoti janë mbyllur dhe kjo u reflektua edhe në këtë ndeshje, – ka deklaruar ai, duke folur pas fitores në “Gjorgji Kyçyku”. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë.”
“Pas dy golave të shënuar mund edhe të kishim shënuar të tjerë, – ka vijuar kreu i stolit librazhdas. – Në pjesën e dytë ishte e natyrshme që do të kishim një presion nga kundërshtari. Për sa i përket hapa fals, që kanë hedhur ekipet e kreut, unë do të thosha se edhe ne kemi hedhur më parë hapa të tillë.”
“Tani jemi gjithnjë në kërkim të marrjes së kryesimit dhe objektivi i jonë është fitorja e çdo përballje”, – ka përfunduar trajneri i Sopotit, Gentian Stojku.