AlbanianSport.com 28.09.2014 22:05
ASNN – Pas ndeshjes së fituar minimalisht ndaj Naftëtarit, trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj, është shprehur më i kënaqur me rezultatin. “Gjithmonë këto ndeshjet e para kanë problematikën e tyre”, – ka thënë ai.
“Sot jam i kënaqur vetëm me trepikëshin, – ka vijuar trajneri i ekipit pogradecar. – Por nga vetë loja që u zhvilluam, rezultati duhet të ishte më i thellë. Kemi shpërdoruar shumë.”
“Besoj se do të hymë në ritmin e kampionatit mbasi dhe niveli do të rritet. Në ndeshjet e ardhshme do të kemi rezultate më bindëse”, – ka përfunduar trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj.
Ndërsa homologu i tij, trajneri i Naftëtarit, Petraq Bifsha, theksoi: “Loja ishte me ekuilibër. Prodhuam lojë, krijuam situata. Kemi për të korrigjuar shumë gjëra në ditët që do të vijnë.”