Pogradeci / Liqenorët, ftesë Migen Memellit: Kthehu në shtëpi…!

Share Button

Memelli-ne-stervitje-me-Partizanin-tamam

Gjergj Vyshka 11.01.2015 20:35

Goleadori, pasi nuk ka gjetur hapësira në Elbasan, duket se është pranë Teutës. Liqenorët mendojnë se ka ardhur koha që sulmuesi t’i kthehet skuadrës së vendlindjes. Pogradeci skuadër e cila militon në Kategorinë e Parë, teksa në grupin e Jugut pas dymbëdhjetë javësh tashmë ka grumbulluar 16 pikë, vetëm pesë pikë larg vendit të parë që mbahet nga Lushnja, duket se është me “oreks” në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Të paktën edhe sipas faqes zyrtare në facebook të klubit të futbollit “Pogradeci”, liqenorët i kanë bërë ftesë Migen Memellit, sulmuesit i cili ka luajtur në shumë klube të mëdha në Kategorinë Superiore, e jo vetëm kaq, por dhe në Evropë e Azi. Praktikisht, gjithnjë sipas informacionit që kanë liqenorët dhe drejtuesit e kësaj skuadre, Migen Memelli pas divorcit me Laçin është pa ekip. Por në të njëjtën kohë, Memelli pasi nuk ka gjetur akordin me Elbasanin tashmë është duke synuar që të rikthehet tek Teuta.
Gjithsesi me bindjen se aktualisht Memelli është pa ekip, pogradecarët i kanë bërë thirrje, por dhe ftesë, që të rikthehet në skuadrën e vendlindjes. Ja dhe ftesa e KF Pogradecit për Memellin:
“Sulmuesi Migen Memelli është një futbollist i lirë, pra pa një ekip. Sulmuesi pogradecar ka luajtur në mjaft ekipe të mëdha në kampionatin shqiptar duke shënuar një numër të madh golash. Por në këtë moment, kur Migeni ka arritur gjithçka në karrierën e tij si futbollist, KF Pogradeci i bën thirrje morale për t’u bashkuar me ekipin tonë. Të gjithë e duam Migenin në skuadër, pasi do të jetë një forcë tepër e madhe për të gjithë ne. Eja në shtëpi Migen! Të gjithë po të presim!”
Nëse realisht arrihet ky akord dhe Memelli pranon të kthehet në Pogradec, pavarësisht se do të jetë në Kategorinë e Parë, atëherë liqenorët do të jenë kandidat potencial për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Dhe në fakt, liqenorët dhe mund të kenë të drejtë. Por gjithsesi gjithçka mbetet në zgjidhjen e Memellit. Ajo që duhet pranuar në këto momente është fakti se Kategoria e Parë në këtë treg të lëvizjeve të futbollistëve në dimër ka shënuar shumë rikthime të atyre futbollistëve që janë shpallur “kampionë” dhe fitues të trofeve në Superiore.
Pa thënë që kur në verë Mamurrasi bëri një seri përforcimesh me lojtarë me eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar, atëherë Kategoria e Parë duket se rriti pjacën e saj. Ndoshta është e parakohshme të thuhet, por realisht me të gjithë emrat që kanë lëvizur deri më tani të kaluar nga Superiorja në të Parën, merkatoja e inferiorëve duket shumë e vlefshme. Që do të shërbejë në rritjen e cilësisë dhe të lojës në përgjithësi. Parë kështu, ftesa e Pogradecit për Migen Memellit është në të njëjtën linjë me përforcimet e të gjitha pretendentëve për në Superiore.

Skeda e lojtarit
Migen Memelli

Datëlindja: 25 prill 1980
Vendlindja: Pogradec
Gjatësia: 1.86 m
Roli: Sulmues

 

Klubet ku ka luajtur:
1999-2001 Skënderbeu 26 ndeshje / 9 gola
2001-2003 Teuta 40 ndeshje / 13 gola
2003-2005 Elbasani 40 ndeshje / 16 gola
2005-2006 Laçi 4 ndeshje / 1 gol
2005-2006 Skënderbeu 12 ndeshje / 9 gola
2006-2007 Bran 18 ndeshje / 6 gola
2007-2008 GAIS Stokholm 17 ndeshje / 0 gola
2008-2010 Tirana 38 ndeshje / 23 gola
2009-2010 Flamurtari 15 ndeshje / 14 gola
2010-2011 Al Faisali 23 ndeshje / 15 gola
2011-2012 Al Tau’un 20 ndeshje / 4 gola
2012-2013 Flamurtari 22 ndeshje / 19 gola
2013 Al Faisali 6 ndeshje / 1 gol
2014 Partizani 11 ndeshje / 6 gola
2014 Laçi

Shënim: 2001-2013 me Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë 4 ndeshje, 1 gol; më 2009 një ndeshje me kombëtaren e madhe

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh