AlbanianSport.com 10.02.2015 21:55
ASNN – Pogradeci ka marrë hov tashmë dhe pasi ka fituar ndaj Butrintit, tashmë kërkon të njëjtën gjë dhe në Gjirokastër. Me 19 pikë të grumbulluara në 13 javë kampionat, Pogradeci është në rangun e pretendentëve për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.
Dhe duke qenë vetëm 5 pikë larg vendit të parë, pozicionuar në vendin e katërt në renditje, në Pogradec të gjithë binden për një skuadër të fortë dhe shumë dinjitoze në Kategorinë e Parë.
E parë kështu të gjithë besojnë në marrjen e fitores në Gjirokastër edhe pse ndaj Luftëtarit vendës do të jetë më shumë se sa e vështirë. “Por ne vërtetuam se jemi një ndër skuadrat më të forta të këtij kampionati dhe e meritojmë që të jemi në Kategorinë Superiore”, – kanë thënë liqenorët, të cilët përgatiten për fitore në Gjirokastër.