AlbanianSport.com 06.11.2014 19:00
ASNN – Në përfundim të ndeshjes së parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku skuadra e tij, me një formacion të dytë, është mundur 0-2 nga Kukës, trajneri i Pogradecit, Ardian Abazi, do të deklaronte për shtypin sportiv se këto 90 minuta ishin të vlefshme për përvojën.
“Ia arritëm qëllimit që edhe me emra të rinj në skuadër të përballemi denjësisht me Kukësin, – ka deklaruar trajneri i liqenorëve. – Ne nga kjo ndeshje fituam disa elementë të rinj, në një kohë që Kupa nuk ishte objektivi ynë. Përkundrazi jemi të përqendruar tek ndeshja me Sopotin, ndërsa kërkojmë të dalim me pikë që andej”.
Në krahun tjetër, trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri, do të pohonte: “Nuk jam i kënaqur nga loja e të mijëve dhe këtë do ta shikoj dhe në analizë. Pavarësisht se fituam, ne nuk arritëm që të kishim një vazhdimësi të mirë të lojës sonë. Takimi na shërbeu për t’u konsoliduar më shumë.”