AlbaniaSport.net 23.01.2015 12:35
ASNN – Frebjol Leka, portieri që ka ardhur tek Pogradeci nga Sopoti gjatë lëvizjeve të futbollistëve në dimër, është kthyer në hero. Sepse ka qenë vendimtar në fitoren e liqenorëve me librazhdasit, 2-1.
Ndaj tifozët e kanë uruar për lojën e tij të mirë, si dhe i ka uruar ditëlindjen portierit Leka. Ndërkohë trajneri i Pogradecit, Ardjan Abazi, do të deklaronte: “Fitorja ndaj Sopotit ka pasur vlerë dyfish.”
“Së pari vlen për pozicionin e skuadrës në renditje dhe së dyti ishte dhuratë për portierin Leka, – ka vijuar ai. – Tashmë kemi kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për ndeshje e vështirë në fushë të huaj me Butrintin.”
Shpresojmë që ta nxjerrim me sukses këtë përballje”, – ka përfunduar trajneri i Pogradecit, Ardjan Abazi.