AlbanianSport.com 13.03.2017 08:45
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit mbyll sot javën e 19-të, që është edhe para e fazës së 3-të të saj, me takimin midis Bylisit dhe Pogradecit, që nis në ora 14:00.
Pasi ka sjellë të premten duelin Erzeni-Besëlidhja dhe të shtunën takimin Burreli-Kamza, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë sot edhe takimin e funditë të vlefshëm për Grupin B, apo grupin e Jugut.
Si grupi A, apo grupi i Veriut, ashtu edhe grupi B, apo grupi i Jugut, janë ndarë më tutje në dy minigrupe, atë të luftën për ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe, në atë të rënies në Kategorinë e Dytë.
Sfida e sotme midis ballshiotëve dhe liqenorëve është e vlefshme për mini-grupin e skuadrave që luftojnë për ngjitjen në kategori më lart.