AlbanianSport.com 05.03.2015 20:25
ASNN – Duke folur pas ndeshjes së humbur me Bylisin, trajneri i Pogradecit, Gentian Laçka, ka deklaruar: “Kam rezerva për gjykimin, kështu po ndodh gjithmonë në Pogradec.”
“Por edhe fati nuk ishte me ne duke u ndëshkuar në fund të takimit, atëherë kur e kishim menduar ndeshjen të fituar”, – ka shtuar Laçka. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Bylisit, Roland Nenaj, ka vlerësuar fitoren.
“Ka qenë fitorja më e vështirë, pasi gjetëm një skuadër si Pogradeci që u vendos shume mirë në fushë, – ka thënë kreu i stolit të ballshiotëve. – Në fund kemi dalë ne të buzëqeshur dhe me fat.”
“Kemi bërë një pjesë të parë jo shumë të mirë, sidoqoftë arritëm objektivin. Lufta është e hapur deri në fund duke qenë katër rivalë që pretendojnë. I uroj suksese Pogradecit”, – ka përfunduar ai.