AlbanianSport.com 08.02.2015 20:00
ASNN – Duke folur pas ndeshjes së fituar ndaj Butrintit, trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj, ka deklaruar: “Jam i kënaqur nga ekipi, ndërsa rezultati mund të ishte më i thellë po të ishim më shumë të kujdesshëm në vendosje”.
“Në pjesën e dytë duhej të dyfishonim rezultatin, – ka vijuar ai. – Nuk e vumë asnjëherë rezultatin në dyshim, por ekipi ka mundësi të japë shumë më tepër. Dua t’i falënderoj për atë që dhanë në fushën e lojës.”
“Luajtëm me mungesa, por do të jemi më cilësorë në vazhdim”, – ka shtuar trajneri pogradecar. Ndërkaq, homologu i tij, gjirokastriti i Butrintit, Mustafa Hysi, nuk pranoi të reflekton panik pas humbjes, duke theksuar: “Kampionati është i gjatë”.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë, patëm shumë raste në fillim dhe në fund, – vijoi ai. – Ekipi prodhoi lojë, gjë e cila na bën optimistë për më tej. Ndikuan edhe mungesat, ndërkohë që rezultati mund të ishte më ndryshe”.