AlbanianSport.com 29.12.2014 12:30
ASNN – Astrit Hysenllari, mbrojtësi 24-vjeçar i Pogradecit, është shpallur lojtari më i mirë i vitit. Ky ka qenë rezultati i sondazhit që KF Pogradeci ka shpallur në faqen e tij në “Facebook”, atje ku kanë votuar të gjithë tifozët liqenorë.
Dhe mes shumë lojtarëve të votuar nga sportdashësit liqenor, të cilët besojnë se kjo skuadër, e drejtuar nga Ardian Abazaj, Astrit Hysenllari ka marrë 144 vota nga tifozët e skuadrës.
Për rrjedhojë është lojtari më i mirë i vitit 2014, ndërsa administratorët e faqes së “Facebook”-ut të Pogradecit e kanë uruar lojtarin duke i thënë: Urime “Bisha”!. Hysenllari, i datëlindjes 22 shtator 1990, ka gati 4-5 sezone që luan me liqenorët, ndërsa ka kontribuar për këtë skuadër edhe në Kategorinë Superiore.
Një lojtar i fortë dhe që duket i pazëvendësueshëm në formacionin liqenor, që në ditët e para të janarit do të nisi përgatitjet e veta për pjesën e dytë të kampionatit duke shpresuar që do të vijojë të ndjeki pretendentët për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Përfundimtare, Hysenllari lojtari më i mirë i Pogradecit për vitin 2014.