AlbanianSport.com 12.01.2014 18:25
ASNN – Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj, në prag të ndeshjes të së shtunës me Luftëtarin në Gjirokastër ka deklaruar se do të jetë i kënaqur edhe me barazimin në këtë ndeshje në fushë të huaj.
“Por me gjendjen që ka skuadra, me pretendimet që ne kemi pse jo për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, atëherë do ta kërkojmë fitoren”, – ka thënë trajneri i liqenorëve, duke folur në prag të kësaj ndeshjeje.
“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Megjithatë kam bindjen se me grupin e futbollistëve që kemi në dispozicion e kalojmë këtë sfidë”, – ka përfunduar kreu i stolit të Pogradecit, Ardian Abazaj.