AlbanianSport.com 08.02.2015 10:55
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, ka luajtur dje 3 ndeshjet e tjera të javës së 11-të, duke konfirmuar diferencën që ekziston midis 4 skuadrave të gjysmës së sipërme të renditjes dhe atyre të gjysmës së poshtme.
Tirana e vendit të dytë, që ka 29 pikë, Partizani i vendit të 3-të, që ka 28 pikë dhe Teuta e vendit të 4-t, që ka 19 pikë, kanë korrur fitore në sete në takimet e djeshme, përkatësisht në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, në kryeqytet ndaj Studentit dhe në Vlorë ndaj Flamurtarit.
Ndërklaq, Barleti Volej ka qenë si për shëtitje të premten në Shkodër, ndërsa në harkun kohor të një ore e ka përfunduar ndeshjen e saj të radhës, atë të javës së 11-të me Vllazninë. Diferencat mes skuadrës së Hasan Gurabardhit dhe shkodraneve janë të mëdha, aq sa dy setet e para kanë ikur pa u ndjerë.
13-25 dhe 9-25 për kryeqytetaset, të cilat janë shumë pranë fitores së tyre. Në të tretin janë aktivizuar nga trajneri Hasan Gurabardhi edhe lojtaret e stolit për Barletin Volej dhe ka një farë reagimi për Vllazninë. Por në fund sërish setin e fiton skuadra e Gurabardhit, 16-25 dhe të gjithë ndeshjen 3-0.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 11-të
(6-7 mars 2015)
Të premten:
Vllaznia – Barleti Volej 0-3
Të shtunën:
Skënderbeu – Tirana 0-3
Flamurtari – Teuta 0-3
Partizani – Studenti 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 11 11 0 33-2 33
- Tirana 11 10 1 31-6 29
- Partizani 11 9 2 29-7 28
- Teuta 11 6 5 20-15 19
- Skënderbeu 11 4 7 13-23 12
- Vllaznia 11 3 8 11-25 9
- Flamurtari 11 1 10 3-32 2
- Studenti 11 0 11 2-33 1