Gjergj Vyshka 10.05.2016 16:15
Me ndeshjen e luajtur të dielën në mbrëmje, Sonia Basket-Marsi Basket 52-75, është plotësuar kuadri i takimeve të para të turit çerekfinal të Nën-16-vjeçarëve.
Ashtu sikurse është përcaktuar në programin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 dhe 15 maj.
Deri më tani, edhe duke qenë se Marsi Basket dhe Superiori kanë fituar në ndeshje, këto dy skuadra duket se janë shumë pranë kalimit për në gjysmëfinale.
Mbetet për t’u parë Apolonia ndaj Tiranës dhe Goga Basket 1. Ndaj dhe ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve në basketboll për paratërinjtë janë më shumë se interesante.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinj
Kalendari i çerekfinaleve:
7 maj 2016:
Kamza Basket – Goga Basket 1 53-45
Tirana – Apolonia 49-44
Ardhmëria Basket – Superior Klima 66-76
8 maj 2016:
Sonia Basket – Marsi Basket 52-75
14 maj 2016:
Apolonia – Tirana ora 12:00
Superior Klima – Ardhmëria ora 16:00
15 maj 2016:
Marsi Basket – Sonia Basket ora 12:00
Goga Basket 1 – Kamza Basket ora 12:00