Pipero i shkel syrin futbollit: Është sporti i parë që mund të rinisë!

Share Button

AlbanianSport.com 30/04/2020 23:55

ASNN – Ai është një nga pikat kryesore të cilit i referohet shumëkush në Shqipëri gjatë kësaj krize të shkaktuar nga virusi “Covid-19” dhe nuk ka ngurruar që shpesh ta thotë mendimin e tij i pavarur nga rryma apo rrethanat. Por Pëllumb Pipero duket i bindur, teksa thotë që futbolli duhet lejuar të nisë i pari. Dilema rreth rifillimit të futbollit në vendin është e madhe.

Aktorët e lojës më të bukur në botë, po presin me padurim rikthimin në fushë, për t’u stërvitur dhe mbyllur sezonin e lënë përgjysmë. Mjeku i njohur i Spitalit Infektiv në Tiranë, Pëllumb Pipero ka dhënë mendimin e tij në emisionin “Opinion” në TV Klan. Ai thekson se futbolli është i pari që duhet të rikthehet dhe shpjegon se pse rreziku i infektimit është i vogël.

“Ka shumë pikëpyetje për punën e futbollit, vendimet i marrin institucionet, – ka thënë ai gjatë emisionit në fjalë. – Nëse do pyetesha unë, do të thosha që ata janë të parët që duhet të lejohen, qoftë për stërvitjen, qoftë për ndeshjet. Natyrisht duke marrë disa masa të nevojshme, që janë të domosdoshme. Që të infektohesh me COVID-19 duhet 15 minuta ekspozim i pandërprerë midis personit të infektuar e një tjetri të painfektuar.”

“Asnjëherë nuk ndodh, as në stërvitje, as në fushë, – ka vijuar specialisti i njohur i sëmundjeve infektive. – Në futboll nuk rrinë kurrë statik për kaq kohë. Po të marrin masa që të dezinfektohen topat e futbollit, të lajnë edhe duart, mund të realizohet. Ky është një mendim që e jep një specialist, vendimet i marrin autoritetet.” Ky opinion i mjekut të njohur mbetet sidoqoftë në kuadrin e mendimit personal.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh