AlbanianSport.com 16.02.2017 11:15
ASNN – Të dielën në Podgoricë është zhvilluar një përballje miqësore në pingpong mes Buduçnostit dhe Vllaznisë, si për meshkuj, ashtu dhe për femra.
Shkëmbimet e ndeshjeve miqësore mes klubeve kanë ndodhur dhe vitin e kaluar dhe shërbejnë për një rritje të dyanshme.
Madje malazezët kanë vlerësuar se ndeshje të tilla kanë për qëllim dhe shkëmbimin e përvojave në përvojat që kanë krijuar në aktivitetet kombëtare, si dhe për një shoqëri më të madhe mes sportistëve të të dy ekipeve.
Duke mbetur tek rezultatet, për femra ka fituar 3-1 Buduçnosti, kurse për meshkuj ka fituar Vllaznia me të njëjtin rezultat.
Loja e zhvilluar ka treguar lojë shumë të mirë të dyanshme dhe gjëra interesante dhe tashmë pritet që ndeshjet e ardhshme miqësore të luhen në Shkodër.