Gjergj Vyshka 20.09.2016 09:45
Fundjavën e kaluar është zhvilluar në Korçë Kampionati Kombëtar Individual i Pingpongut për Të Rritur. Në të kanë marrë pjesë 8 skuadra që ishin Tirana, Studenti, Elbasani, Tomori, Teuta, Flamurtari, Skënderbeu dhe Burreli.
Për femra, është shpallur “kampione” Alba Xhupi e Teutës, e cila ka lënë nga pas Liridona Rexhajn e Teutës dhe Anila Gjokën e Flamurtarit. Për meshkuj “kampion” i Shqipërisë ka dalë Dorian Tapia i Tomorit.
Ndërsa pas tij janë renditur Dritan Laska i Tiranës dhe Ilir Shabani i Tomorit. “Ne kemi pasur një përplasje të vogël tek femrat, por në fund pas sqarimit të situatës, kupa i mbeti përsëri pingpongisteve të Teutës. Përgjithësisht një kampionat i mirë”, – ka theksuar sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi.