Gjergj Vyshka 14.09.2016 17:35
Veteranët e pingpongut shqiptar kanë arritur rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Nikshiq të Malit të Zi. Kështu Edmond Krifca për moshën 60-64 vjeç është shpallur “kampion” i Ballkanit, teksa ka fituar ndaj Radoica Jokiçit, me shifrat 3-1, Milan Sudarit, 3-2, Blazho Kovaçeviçit, 3-0, Zdravko Mrkonjën, aforfe për mosparaqitje të boshnjakut, dhe 3-1 në finale ndaj serbit Slavoljub Kulisiç.
Ndërkohë, për femra, Anila Gjoka është nënkampione e Ballkanit, teksa ka fituar me Branka Drobnjakun 3-0, Luljeta Abazin 3-0, Ezen Jasixhinin 3-0, ndërsa është mundur në grup Besire Domaniku 3-0. Por, më pas, ka mundur Anila Salkun 3-1, e cila ka zënë vendin e tretë, si dhe është mundur në finale nga Besire Dominaku.
Në lojën dyshe, Gjoka-Salku ka dalë e para në grup, kurse dyshja Krifca-Meçe s’ka arritur një pozicion të mirë. Në moshën 50-56 vjeç rezultatet e Tonin Binoshit, Edmond Mersinit, Edmond Gjokës që ka fituar një ndeshje dhe Arben Meçes që ka fituar një ndeshje nuk kanë qenë aty ku shpresohej.