Gjergj Vyshka 28.03.2017 13:30
Studenti si klub shumësportësh, ndër të gjitha disiplinat ka në vendet të larta në klasifikim dhe pingpongun. Sepse kjo skuadër stërvitet nga Mjeshtri i Madh, Jonuz Tufa, si dhe Sabaudin Gazheli. Ndaj nuk ka se si të ndodh ndryshe. E ndërkohë tashmë si pjesë e Studentit, sepse punojnë e jetojnë në Tiranë, kjo dhe me ndërmjetësinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Arben Meçe.
Në vlerësimin e tij për vitin 2016, Tufa do të thonte: “Në të gjitha veprimtaritë kombëtare, si ekipore, ashtu dhe individuale, duke pasur një talent si Jon Tufa, jemi përfaqësuar denjësisht. Tashmë jemi përforcuar dhe me dy pingpongistë të Tomorit të Beratit, njëri prej të cilëve është dhe “kampion kombëtar” me të rriturit. E mendoj që, të tre së bashku, do të jenë të pathyeshëm duke i dhuruar tituj të tjerë Studentit”.
Cila është mbështetja nga klubi shumësportësh Studenti? Ishte kjo pyetja që Sport Ekspres i ka bërë. “Mirë bëtë që ma kujtuat, , – është përgjigjur Tufa. -. Mendoj që shefi i klubit shumësportësh “Studenti”, Blendi Nallbani, është duke bërë të gjitha përpjekjet që të ketë mbështetje financiare për pingpongun. Për hir të së vërtetës viti 2016 në anën financiare ka qenë i brishtë.”
“Sepse janë vetëm 4,800 lekë të rinj që jepen për pingpongistët e kjo shumë pak. Shpresojmë që nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të rritet grandi dhe pingpongu të ketë një tjetër mbështetje. Besoj që Studenti në pingpong do të jetë me ambicje maksimale”, – ka përfunduar Jonuz Tufa.