Gjergj Vyshka 02.02.2015 21:15
Për dy ditë me radhë, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Pingpongut për Nën-15-vjeçarët dhe Tomori është shpallur “kampion” i dyfishtë, si për djem, ashtu dhe për vajza.
Ndërkohë për djem në vendin e dytë është renditur Sopoti, kurse në të tretin Vllaznia. Për femra në vendin e dytë është renditur Teuta dhe në të tretin Vllaznia. Edhe për kampionët individualë, fituesit kanë qenë pjesëtarët e Tomorit.
Ata janë Kamela Katillari dhe Nertil Fuga. Ndërkohë që të paktën edhe sipas shpjegimit të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në të gjitha ballkaniadat e këtij viti.