Gjergj Vyshka 20.04.2015 12:20
Tomori dhe Teuta janë kampionët e rinj ekipor të pingpongut shqiptar. Veprimtaria është zhvilluar dje në sallën sportive ”Farie Hoti”në Tiranë, ndërsa kanë marrë pjesë 13 ekipe, shtatë meshkuj dhe gjashtë femra.
Tomori i Xhorxhi Skufit, i përbërë nga Dorian Tapia, Andi Kola, Albion Kola, Jetin Hoxha, Rolando Karkanjozi, ka lënë nga pas Studentin, Elbasanin, Tiranën, Tomorin B, Burrelin e Vlorës.
Ndërkohë për femra Teuta e Musa Tërniqit, që në përbërje ka pasur Alba Xhufin, Liridona Rexhajn dhe Emirjeta Isufin, ka lënë nga pas Elbasanin, Tomorin, Studentin, Partizanin e Burrelin.