AlbanianSport.com 17/04/2018 13:25
ASNN – Pingpongu shqiptar, sipas informacionit që ka përcjellë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, Tonin Binoshi, ka zhvilluar veprimtarinë e tij të parë kombëtare të këtij viti. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të moshës deri në 15 vjeç, që për dy ditë me radhë është zhvilluar në palestrën e Universitetit “Marin Barleti”.
Në të kanë marrë pjesë 12 ekipe. Për femra vendin e parë e ka merituar Teuta, e cila ka lënë nga pas Tomorin dhe Elbasanin. Por dhe për meshkuj, gjithnjë për moshën deri në 15 vjeç, në vendin e parë ka dalë përsëri Teuta, e cila është ndjekur nga Burreli dhe Tomori.
Si individë, për femra vendin e parë e ka merituar Samanta Agolli, që është ndjekur nga Fjona Xhani dhe Hejli Dedej. Kurse për meshkuj, si individ, është shpallur fitues Flamur Rexha, që është ndjekur nga Renis Alibesi dhe Ilia Kote. Tashmë pritet të ketë shumë veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare për “topat e vegjël”.