Gjergj Vyshka 14.12.2015 15:30
Pingpongu shqiptar ka zhvilluar dje veprimtarinë e fundit kombëtare për vitin 2015, ndërsa ka zhvilluar në palestrën e Shkollës së Mesme të Mjeshtërisë “Bernardina Qerraxhia” në Durrës, Kupën e Shqipërisë.
Sipas informacionit që ka përcjellë Federata Shqiptare e Pingpongut nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, Teuta për femra dhe Tomori për meshkuj kanë qenë fituesit e kësaj veprimtarie.
Për femra, në vendin e dytë është renditur Elbasani, në të tretin Tomori dhe në të katërtin Studenti. Kurse për meshkuj, pas beratasve janë renditur Studenti, Tirana dhe Elbasani.
Dy pingpongistët më të mirë të Kupës së Shqipërisë kanë qenë edhe kampionët individual të Shqipërisë, Liridona Rexhaj dhe Nikolla Haxhillazi. Ky ishte dhe fundi i veprimtarive për vitin 2015 për pingpongun shqiptar.