Gjergj Vyshka 20.05.2016 14:35
Pas pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik të moshës deri në 15 dhe 18 vjeç, i cili u zhvillua në Tivat të Malit të Zi, pingpongu shqiptar bëhet gati për një tjetër veprimtari.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, të shtunën pingpongu shqiptar është ftuar për të marrë pjesë në turneun “Ahmet Hoxha” në Ferizaj të Kosovës.
Është një veprimtari që përmbledh të rinjtë dhe të rriturit e tashmë tanët janë bërë gati kuptohet për një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë veprimtari.