Gjergj Vyshka 20.08.2016 14:20
Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve për vajza ka dalë e 3-ta në Kampionatin Ballkanik të kësaj moshe, që është duke u zhvilluar në Nikshiq të Malit të Zi. Liridona Rexhaj, Orjana Agolli, Alba Xhupi ia kanë dalë të lënë nga pas Kosovën dhe Malin e Zi.
Pasi i ka mundur 0-3 Serbia, i janë kthyer fitores me Kosovën, 3-1. E ka hapur serinë e suksesit Rexhaj, e cila ka fituar 3-0 ndaj Janjevës (11-4, 11-3, 11-4). Është mundur Agolli, 1-3 nga Haliti.
Por kjo nuk e ka ulur psikologjinë e tonave, sepse Xhupi ka mundur 3-0 E. Janjevën (11-5, 11-6, 11-4). E po 3-0 ka fituar dhe Rexhaj ndaj Halitit (11-7, 11-4, 11-4) dhe në përfundim 3-1.
Përfundimisht në vendin e tretë dhe medalje bronzi, ndërsa kampione ballkanik për femra Nën-21-vjeçare ka dalë Serbia. Ndërkohë djemtë kanë dalë të fundit, teksa i ka mundur Kosova, 3-1.
Vendi i 8-të për djemtë, kurse kampione e Ballkanit ka dalë përsëri Serbia. Sot nisin garat individuale dhe ato të lojës dyshe.