Gjergj Vyshka 14.12.2014 13:25
Në Pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është zhvilluar dje Liga e Dardanisë në Pingpong me pjesëmarrjen e katër ekipeve më të mira të pingpongut shqiptar dhe asaj të Kosovës.
Është një marrëveshje e dy federatave, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa vendi ynë është prezantuar me Elbasanin (meshkuj dhe femra), Teuta (meshkuj dhe femra), Studenti (meshkuj dhe femra), Tomori (meshkuj dhe femra).
Kurse Kosova është prezantuar me Eliting Kosova, Prishtina, Shkolla “Ahmet Hoxha”, Prishtina, Drita, Shkolla “Ilir Lushtaku”. Në përfundim të këtij aktiviteti, Prishtina për femra dhe Eliting Kosova janë shpallur fituesit e Ligës Dardanisë për vitin 2014.