Gjergj Vyshka 21.09.2015 12:05
ASNN – Në mjediset e Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet është zhvilluar të dielën Kampionati Kombëtar Individual i Pingpongut, nën kujdesin e Federatës Shqiptare e Pingpongut. Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë 67 pingpongistë, meshkuj dhe femra.
Për meshkuj, pas një gare të fortë dhe të ekuilibruar, “kampion” i Shqipërisë është shpallur Nikolla Haxhillazi i Elbasanit me trajnere Greta Kovaçi. Në vendin e dytë është renditur ish-kampioni i meshkujve për vitin 2014, Dorian Tapia dhe në vendin e tretë Dritan Lasku.
Në përfundim të veprimtarisë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, ka dorëzuar dhe kupat për Haxhillazin e Rexhajn. Tashmë pritet që Shqipëria të marrë pjesë në Ballkaniadën e Nën-21-vjeçarëve në Stip të Maqedonisë nga data 19, deri më 24 tetor 2015.
Federatës Shqiptare të Pingpongut do të organizojë edhe Ballkaniadën e Veteranëve, e cila do të bëhet në Burrel, nga data 30 tetor, deri më 1 nëntor 2015. Jo vetëm kaq, por një veprimtari e radhës do të jetë dhe kampionati ekipor për të rritur.