Gjergj Vyshka 14.01.2017 17:05
Ashtu siç është njoftuar edhe më parë, më 29 janar 2017, në Vlorë do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Pingpongut. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, ka bërë të ditur se, për këtë qëllim, të hënën do të mblidhet kryesia, e cila do të ngrejë komisionin e verifikimit të kandidaturave për president dhe anëtarë të kryesisë.
Dhe gjithçka bëhet mbi bazën e propozimeve të ardhura nga klubet e shoqatat anëtare të Federatës Shqiptare të Pingpongut. Dhe, 5 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, më saktë më 24 janar 2017, kandidaturat për president dhe anëtarë të kryesisë së pingpongut, që do të votohen më 29 janar në Vlorë, do të bëhen të ditura dhe për mediat.