Gjergj Vyshka 23.08.2016 07:55
Liridona Rexhaj, kampionia e Shqipërisë në pingpong për Nën-21-vjeçarët, tashmë është më e mira e kommbëtares për këtë grupmoshë. Gjithçka ka ndodhur këtë fundjavë, ndërsa pingpongistja durrsake turin e parë e ka kaluar pa kundërshtar në Ballkaniadë.
Më pas ka fituar 3-0 me Janjevën (11-3, 11-4, 11-7) dhe në finale ka mundur Sehiç 3-2 (11-13, 11-7, 6-11, 11-7, 11-7). Në të njëjtin veprimtari, Alba Xhupi fillimisht ka mundur Iva Vujoviç 3-0 (11-2, 11-1, 11-9) dhe më pas është mundur Elda Sehiç 0-3. Por suksesi i vajzave tona nuk ka përfunduar këtu.
Sepse në lojen dyshe çifti Liridona Rexhaj/Alba Xhupi ka zënë vendin e tretë. Kanë fituar 3-0 me dyshen Petriç/Haliti (12-10, 11-6, 11-6) dhe janë mundur 1-3 nga dyshja Maksuti/Truzinski. Ndërkohë Jon Tufa ka fituar 3-0 me Orhan Kurteshin (11-8, 11-8, 11-4) e më pas është mundur 2-3 nga Raduloviç.
Po kështu Jani Gabeshi është mundur 3-1 nga Haris Taljanoviç, apo Orjana Agolli 2-3 nga Janjeva. Në lojën dyshe të djemve çifti Tufa/Tosuni është mundur 0-3 nga dyshja Islamoviç-Petriç. E në lojën mikse, Gabeshi-Katillari kanë fituar fillimisht 3-2 me dyshen Rogiç/Petriç (8-11, 11-9, 10-12, 14-12, 11-8).
Por janë skualifikuar, teksa janë mundur 0-3 nga Marinkoviç/Lupulesku. Edhe Katillari e Tosuni i kanë humbur ndeshjet e tyre e janë eleminuar shpejt. Kësisoj Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve në pingpong, ka treguar se ka cilësi me vajzat.