Gjergj Vyshka 26.02.2015 16:10
Federata Shqiptare e Pingpongut është gati për të nisur veprimtaritë e saj kombëtare, ndërsa në këtë fundjavë do të zhvillohet Kampionati Kombëtar për moshën deri në 15 vjeç. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar Ekipor dhe Individual të Paratërinjve, që do të zhvillohet nga e shtuna deri të premten.
Që do të thotë më 28 shkurt dhe 1 mars dhe gjithçka nis në ora 10:00, ndërsa veprimtaria do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Datëlindja e lojtarëve duhet të jetë 1 janar 2000 dhe më të vegjël, fushat apo tavolinat do të jenë të firmës “Joola World Cup 25”, kurse topi “Joola 3”.
Ndërkohë në vitin 2014 kampion si ekip për meshkuj ka dalë Tomori e për femra Teuta, kurse si individë janë shpallur fitues Liridonaj Rexhaj (Teuta) dhe Sadush Tosuni (Elbasani). Kësisoj dhe pingpongu është në prag të aktivitetit të parë kombëtar.