Gjergj Vyshka 05.03.2015 16:15
Risitë e këtij edicioni të turneut “BITT 2015” janë përfshirja e sa më shumë sportistëve, zgjerimi i kufijve gjeografikë për pjesëmarrjen, rritja e profesionalizmit si dhe mbulimi nga sa më shumë aktorë të medias.
Sekretari i përgjithshëm i FSHPP-së, Binoshi tregoi dhe për dhuratën që ky institucion i ka bërë pallatit të sportit “Ferit Hysa” në Burrel. Bëhet fjalë një set tavolinë profesionale pingpongu, së bashku me të gjithë aksesorët.
Gjithashtu ai gjeti vend për të treguar se në kuadër të masivizimit të sporteve dhe zhvillimit të sportit në qytetet e vogla do të zhvillohet një trajnim për 20 trajnerë nga e gjithë Shqipëria dhe kjo ngjarje do zhvillohet në qytetin e Burrelit.
Në përfundim të konferencës, Elda Gjoka deklaroi: “Nëse do të ishte e lehtë, do të kishin mundësi ta bënin të gjithë. Por ne, edhe me mbështetjen e padiskutueshme të partnerëve, arritëm ta zhvillonte këtë veprimtari edhe duke ditur që nuk ishte i tillë”.