Gjergj Vyshka 28.03.2017 18:05
Ndërkohë ndër veprimtaritë kryesore të vitit 2017 për pingpongun shqiptar është përfaqësimi në Kampionatin Botëror të Dyseldorfit në Gjermani, nga data 29 maj, deri më 6 qershor. “Tani ende nuk e dimë se cili është ekipi përfaqësues”, – thotë Mjeshtri i Madh, Jonuz Tufa.
Por duke qenë se unë kam qenë “kampion”, ndërsa është hequr rregulli që mbi 35 vjeç nuk mund të jesh pjesë e kombëtare, atëherë i bie radha Jonit, – ka vijuar ai. – Pa thënë që edhe dy pingpongistët, Tapia dhe Kola, duhet të jenë në këtë kombëtare. E të 3 së bashku do të mund të bëjnë mirë.”
“Sigurisht që unë kam qenë trajneri i Nën-21-vjeçarëve dhe kam pasur sukses, – ka theksuar trajneri i Studentit. – Por dhe pse sukseset në arenën ndërkombëtare mund të jenë tabu, shpresojmë, sepse këta janë e ardhmja”. E sa për çështjen që mbi 35 vjeç e sipër nuk mund të jenë më në kampionat, Tufa në një farë mënyre është dakord.
Ndonëse, sipas tij, sporti nuk ka moshë. “Kështu kanë vendosur. Mirë bëjnë, sepse i duhet hapur radha dhe të rinjve. Dhe unë mendoj që sportistë të tillë me nivel ne kemi”, ka përfunduar Mjeshtri Tufa.