Pingpong / BITT 2016 “Tribut për Matin”, 90 sportistë nga 6 shtete

Share Button

Pingpong-BITT-2016

AlbanianSport.com 26.05.2016 15:25

ASNN – Përgatitjet për BITT 2016 “Tribut për Matin” janë drejt përfundimit. Zyra e informacionit të kësaj veprimtarie konfirmon se pjesëmarrës do të jenë 90 sportistë nga 5 shtete. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre Maqedonia, Serbia, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria. Për herë të katërt, qyteti i Burrelit bëhet qendra e sportit të pingpongut.

Mati po ia del të listojë një veprimtari dinjitoze, mbresëlënëse dhe të bukur. Ajo që e bën të sigurt suksesin është mbështetja serioze dhe e pakursyer e partnerëve prestigjioz. Nesër në sheshin “Demokracia” të Burrelit pritet të mbërrijnë çiklistët që paralajmërojnë çeljen e BITT-it 2016.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, vazhdon të tregojë dëshirën dhe angazhimin e tij për të organizuar etapën çiklistike Tiranë-Burrel, 90 kilometra të gjatë. Anxhaku ka ditur të bashkëpunojë mjaft mirë me drejtuesit e BITT-it, zyrtarët e Bashkisë Mat dhe faktorë të tjerë.

“BITT 2016, me gjithë angazhimin serioz dhe me përgatitjet maksimale të kolegëve organizatorë të grupit të punës së Bashkisë Mat po ia del të sjellë një tjetër ngjarje sportive në qytetin verilindor”, – shprehen organizatorët. Ato falënderojnë mbështetësit matjanë Ilir Neziri, Qamil Aliaj dhe Luan Stafasani.

Është menduar po ashtu për sigurinë e veprimtarisë, akomodimin e sportistëve dhe mysafirëve të tjerë. Prej katër vitesh pranë organizatorëve dhe lojtarëve të BITT-it qëndron i palodhur dhe korrekt Gëzim Vuka, drejtuesi i Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” të Burrelit.

“Kemi pasur mbështetjen e pakursyer të Vukës. Katër vjet më parë ai së bashku me organizatorët e BITT-it ndihmoi për ndryshimin e gjendjen në Pallatin e Sportit Burrel. U siguruar për herë të parë ndriçimi, pajisjet hidrosanitare, ndenjëset e dëmtuara”, – thanë burime pranë zyrës së informacionit të BITT-it.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh