Gjergj Vyshka 25.10.2015 12:35
Ballkaniada e Pingpongut e moshës deri në 21 vjeç, e cila sot përfundon në Shtip të Maqedonisë, ka shënuar shumë pak fitore për tanët në individuale. Ajo që duhet pranuar është se grupi i lojtareve në individuale, kjo pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, është ndarë mes atyre që kërkojnë trofeun dhe pjesës për vendet e ulta në renditjen përfundimtare.
Pikërisht këtu kanë ardhur dhe fitoret e vetme prej Tufës, Katillarit, Xhupit e Osmanajt. Tufa e ka kaluar turin e parë pa kundërshtar dhe më pas ka mundur 3-2 boshnjakun Islamoviç (11-9, 12-10, 2-11, 6-11, 11-7). Ndërkohë Katillari ka mundur kosovaren Meziu 3-1 (11-7, 11-4, 9-11, 11-2), por më pas është mundur nga Baskarada 0-3 (3-11, 2-11, 5-11).
E njëjta situatë me Xhupin, e cila ka fituar 3-0 me Stavkovksën (11-6, 11-7, 11-2) dhe më pas është mundur po 0-3 nga turkja Inal (7-11, 7-11, 8-11). E më tej akoma, Osmanaj ka mundur Dimitrovën 3-0 (12-10, 11-5, 11-5) dhe është mundur me vështirësi nga Janjeva 2-3 (13-15, 11-9, 8-11, 11-6, 4-11). Sakaq Karkanjozi është mundur 1-4 nga bullgari Vatov, Haxhillazi 0-4 nga turku Tok, Kame 0-3 nga Kostovski dhe Rexhaj 0-4 nga Jovkova.