Gjergj Vyshka 24.10.2015 15:15
Kampionati Ballkanik i pingpongut për moshën deri në 21 vjeç, që është duke u zhvilluar në Shtip të Maqedonisë, është drejt përfundimit. Tashmë ka përfunduar gara ekipore dhe për meshkuj tanët janë në vendin e fundit. Të vetmit që kanë bërë diferencën në lojën individuale janë Haxhillazi, Karkanjozi, Rexhaj e Osmenaj.
Haxhillazi pasi ka humbur 0-3 me serbin Strugareviç, ka fituar po 3-0 me malazezin Islamoviç. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Karkanjozi, i cili ka humbur me serbin Majstoroviç 0-3, por ka fituar 3-2 me kosovarin Kurteshi. Ndërkohë Osmanaj pasi ka humbur dy ndeshje 0-3 me rumunen Zaharia dhe bullgaren Jovkova, ka fituar 3-1 me maqedonasen Stojanova.
Por më e suksesshme ka qenë Rexhaj, e cila ka humbur fillimisht 1-3 me serben Lupulesku e më pas ka fituar 3-0 me turken Uzel dhe maqedonasen Dimitrova. Të katër këta pingpongistë vijojnë në raundin tjetër. Sakaq Beka, Kame, Tufa, Xhupi, Katillari i kanë humbur ndeshjet e tyre individuale. Ballkaniada përfundon të dielën.