Gjergj Vyshka 25.10.2015 18:35
Ndërkohë që fitoret në lojën individuale kanë qenë me pikatore, më keq ka qenë situata në lojën dyshe dhe mikse, atje ku e vetmja fitore është shënuar në “tavolinë” nga çifti Tufa-Xhupi, sepse nuk janë paraqitur më pas turqit Gençer-Yzel.
Por në raundin tjetër, dy pingpongistë shqiptare janë mundur Sipos-Zaharia 0-3. Dhe të gjithë çiftet e tjera kanë pësuar vetëm. Kështu Kame-Tufa është mundur 0-3 nga Marinkoviç-Strugareviç.
Po 0-3 kanë humbur Haxhillazi-Karkanjozi me Stajnokovski-Sipos, Katillari-Osmanaj me Ciobani-Lupu, Rexhaj-Xhupi me Markoviç-Zaharia dhe Kame-Katillari me Marinkoviç-Lupuleksku.
Po kështu janë mundur Karkanjozi-Osmanaj me Nad Nemedi-Fenivesi dhe Haxhillazi-Rexhaj me Manole-Lupu. Që do të thotë se në përgjithësi Ballkaniada e Nën-21-vjeçarëve për tanët nuk ka dhënë asgjë pozitive.