Pingpong / Ballkaniada e Nën-21-vjeçarëve, zhgënjim kuqezi si ekipe

Share Button

Ping-pong-Ballkaniada-U-21-logo-tjeter

Gjergj Vyshka 24.10.2015 10:40

Ballkaniada e Nën-21-vjeçarëve, të fundit për djem, të 6-ët për vajza si ekip. Në individuale dallohen Haxhillazi, Karkanjozi, Rexhaj dhe Osmanaj. Kampionati Ballkanik i pingpongut për moshën deri në 21 vjeç, që është duke u zhvilluar në Shtip të Maqedonisë, është drejt përfundimit. Tashmë ka përfunduar gara ekipore dhe për meshkuj tanët janë në vendin e fundit.

Janë mundur për vendet 7-9 fillimisht 1-3 nga Mali i Zi, atje ku ka fituar vetëm Karkanjozi në “tavolinë” me Raduloviç. Më pas Tufa është mundur nga Islamoviç 1-3 (10-12, 11-9, 14-16, 2-11). Pas tij, por në një ndeshje shumë të luftuar, ka humbur dhe Haxhillazi, 2-3 me Jankoviç (10-12, 11-13, 11-9, 15-13, 7-11). Dhe në fund përsëri Tufa është nga Jankoviç 1-3 (9-11, 9-11, 11-5, 6-11).

Por djemtë janë mundur dhe 3-0 nga Kosova, atje ku Haxhillazi është mundur 1-3 nga Dragidella (7-11, 15-13, 6-11, 11-13). Po kështu Tufa, në një ndeshje të mirë, është mundur 2-3 nga Shala (11-8, 13-15, 6-11, 13-11, 7-11). Dhe më pas është mundur edhe Karkanjozi, 1-3 nga Luta (9-11, 11-6, 8-11, 5-11). E për rrjedhojë djemtë janë të nëntët dhe të fundit në ballkaniadë.

Por për vajza Shqipëria është renditur e gjashta, teksa kanë mundur 3-1 Kosovë fillimisht. Katillari është mundur nga Haliti 1-3 (6-11, 11-6, 6-11, 7-11). Por ajo që ka bërë diferencën ka qenë Liridona Rexhaj, e cila ka mundur 3-0 Meziun (11-1, 11-1, 11-2) dhe po 3-0 Halitin (11-7, 11-3, 11-3). E një fitore të vështirë ka pasur Osmanaj, 3-2 me Janjevën (11-8, 11-5, 8-11, 9-11, 11-8).

Më pas, pingpongistet kuqezi janë mundur 3-0 nga Turqia duke e përfunduar ballkaniadën në vendin e gjashtë. Rexhaj është mundur 0-3 nga Tan (1-11, 5-11, 2-11). Me të njëjtin rezultat është mundur dhe Osmanaj nga Kose (7-11, 2-11, 4-11), si dhe Xhupi nga Inal (4-11, 3-11, 7-11).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Koronavirusi vazhdon të shpartallojë kalendarin sportiv ndërkombëtar

Koronavirusi vazhdon të shpartallojë kalendarin sportiv ndërkombëtar

AlbanianSport.com 02/05/2020 21:40 ASNN – Vazhdon efekti “domino” në kalendarin sportiv ndërkombëtar

(Video) Pingpong, spektakël në Botërorin e të topit të vogël në Budapest

(Video) Pingpong, spektakël në Botërorin e të topit të vogël në Budapest

AlbanianSport.com 25/04/2019 17:30 ASNN – Disa nga çastet më të spikatura të veprimtarisë madhore

Kosovë / Pingpongistët udhëtojnë drejt Zenicës duke synuar medalje

Kosovë / Pingpongistët udhëtojnë drejt Zenicës duke synuar medalje

AlbanianSport.com 04/06/2018 15:35 ASNN – Pas vështirësive për marrjen e vizave, pingpongistët do të

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

AlbanianSport.com 17/04/2018 13:25 ASNN – Pingpongu shqiptar, sipas informacionit që ka përcjellë

Pingpong / Teuta e femrave, e 3-ta në Kupën e Ballkanit për Klubet

Pingpong / Teuta e femrave, e 3-ta në Kupën e Ballkanit për Klubet

AlbanianSport.com 26/02/2018 16:10 ASNN – Teuta në pingpong për femra ka dalë e treta në Kupën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh