Gjergj Vyshka 23.10.2015 14:20
Në Kampionatin Ballkanik të Pingpongut të moshës deri në 21 vjeç, që është duke u zhvilluar në Shtip të Maqedonisë, vetëm femrat kanë arritur të fitojnë një ndeshje në grup. Tonat kanë mundur 3-1 Maqedoninë. Ndonëse e kanë nisur keq, teksa Xhupi është mundur nga Jovanova 1-3 (9-11, 10-12, 11-6, 4-11), gjithçka është rekuperuar nga Rexhaj dhe Osmanaj.
Rexhaj fillimisht ka mundur 3-2 (11-6, 8-11, 11-3, 7-11, 11-3). Por më pas ka fituar edhe Osmenaj ndaj Ana Dimitrovës 3-1 (12-14, 11-5, 11-5, 11-2). Dhe për t’i vënë vulën suksesit ka shërbyer fitorja e durrsakes ndaj Jovanovës, pastër 3-0 (11-3, 11-7, 11-3). Mirëpo më pas tonat janë mundur 0-3 nga Bullgaria. Kështu Osmanaj është mundur nga Jovkova 0-3 (3-11, 4-11, 3-11).
Më pas Rexhaj, 1-3 nga Tsaneva (7-11, 11-7, 8-11, 7-11). Dhe në fund Xhupi është mundur thellësisht 0-3 nga Dimova (8-11, 5-11, 7-11). Sakaq për meshkuj, tanët janë mundur 0-3 nga Maqedonia duke zënë vendin e fundit në grup. Jon Tufa është mundur 2-3 nga Lashkovski (15-13, 9-11, 11-3, 8-11, 4-11). Më pas Haxhillazi është mundur 0-3 nga Stanojkovski (5-11, 6-11, 6-11).
Dhe po 0-3 është mundur dhe Kame nga Kostovski (3-11, 4-11, 5-11). Ballkaniada e Nën-21-vjeçarëve kësisoj ka nxjerrë sërish probleme për nivelin e pingpongistëve tanë të rinj.