Gjergj Vyshka 19.08.2016 16:55
Dje në Nikshiq të Malit të Zi ka nisur Kampionati Ballkanik i Nën-21-vjeçarëve në pingpong. Dhe Shqipëria ka dalë menjëherë në pah për femra, teksa në grup ka mundur 3-1 Malin e Zi.
E ka nisur Rexhaj, që ka fituar 3-0 ndaj Vukaniç (12-10, 13-11, 11-1). Më pas është mundur Xhupi, por rikthen gjithçka Agolli, që ka fituar 3-0 ndaj Vujoviç (11-4, 11-0, 11-7), si dhe Rexhaj që ka fituar 3-2 ndaj Petriç (4-11, 11-3, 14-12, 8-11, 11-4).
Ndërkohë po dje skuadra e femrave është mundur 0-3 nga Bosnje-Hercegovina. Sakaq për meshkuj tanët janë mundur 0-3 nga Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia, ndërsa Jon Tufa dhe Jani Gabeshi kanë mundur të marrin nga një set.
Kampionati Ballkanik i Nën-21-vjeçarëve në pingpong, që po mbahet në Mal të Zi, përfundon të dielën.