AlbanianSport.com 08.02.2015 14:15
Pika e bardhë e 11-metërshit ka shpëtuar Kamzën, ndërsa Koleci në minutën e katërt të shtesës ka qenë i saktë nga pika e bardhë.
Ka qenë ky goli i fitores për kamzalinjtë, kurse Ada e Velipojës ka protestuar gjatë tek gjyqtari Ziri, i cili në fakt nuk kishte akorduar dy 11-metërsha të tjera për Kamzën.
Madje në fundin e lojës velipojakët kanë tentuar të godasin gjyqtarin, por ndërhyrja e forcave të rendit ka shmangur gjithçka.
Kështu, Kamza i është larguar dhe më fundit të renditjes pas këtij trepikëshi të artë, por velipojakëve u përvijohet edhe më tepër në horizont “play-off”-i me Kategorinë e Dytë.
Kamza – Ada Velipojë 1-0
Shënues: Koleci 90’+4(11-m.)
Kamza: Ujka, Ibrahimllari, Gjoni, Gjonaj, Boçi (Selenica 32’), Papleka, Zuna, Lame, Koleci, Ymeraj (Sharko 82’), Blloku (Mehmeti 43’). Trajner: Y. Zani
Ada Velipojë: Demi, Thorja, Hotaj, Çokaj, Nikshiqi (Bruci 86’), Kiri, Ferhati, Pepaj, Skutina (Ibraj 43’), Rahova (Hoxha 61’), Gjini. Trajner: K. Krepi.
Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, E. Burgu (Fushë-Krujë)
Kartonë të verdhë: Lame, Ibrahimllari, Koleci / Hotaj, Thorja, Demi