Gjergj Vyshka 01.03.2015 14:35
Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dje ka bërë regjistrimin dhe njohjes e shoqatës “Klubi i Peshëngritjes Cërriku” me kërkesën e kërkuesit Orland Kamami, kurse vendimi është marrë nga gjyqtari Neritan Cena. Kjo shoqatë ka si qëllim të organizojë dhe zhvillojë sportin e peshëngritjes. Të zhvillojë, promovojë, kontrollojë dhe rregullojë aktivitetin sportiv për anëtarët e saj në të format e tij dhe në të gjithë territorin administrativ që mbulon në përputhje me këtë statut.
Jo vetëm kaq, por ka për qëllim zhvillimin dhe përfaqësimin e ngjyrave të qytetit të Cërrikut për sportin e peshëngritjes në të gjitha veprimtaritë që organizon Federata Shqiptare e Shtangës. Po kështu kjo shoqatë ka marrë përsipër përfaqësimin në aktivitetet lokale e kombëtare të organizuara nga Federata, si dhe të përfaqësohet në aktivitetet ndërkombëtare. Madje ka marrë përsipër zbulimin, mbështetjen, stërvitjen dhe ndihmën për talentet e reja për një ecuri sa më të mirë të peshëngritjes në Cërrik.
Të promovojë sportin e peshëngritjes tek të rinjtë e shkollave, kurse niveli më i lartë i shoqatës është mbledhja e Asamblesë së saj. Dhe me njohjen nga gjykata është vendosur dhe kryetari i saj që është Orland Kamami, ndërsa Cërriku duket se do të jetë skuadra më e re e familjes së shtangës shqiptare në Kupën e Shqipërisë më 18 mars në Durrës.