Peshëngritje / Zyrtare: Edhe testi B i Hysen Pulakut rezulton pozitiv

Share Button

doping-shiringa-me-sfond

AlbanianSport.com 14.01.2015 19:25

ASNN – Peshëngritja shqiptare e ka nisur edhe vitin 2015 ashtu siç e mbylli 2014-tën, domethënë me lajme aspak të mira. Kështu, ndërkohë që në ditët e fundit të dhjetorit edhe testi B kishte konfirmuar dopingun e Romela Begajt, kështu ka ndodhur edhe sot me Hysen Pulakun. Edhe testi B i analizës së antidopingut të peshëngritësit elbasanas ka rezultuar pozitiv për përdorimin e substancës së ndaluar “stano-zolol”.
Një gjë e tillë është konfirmuar për AlbanianSport.com si nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ashtu edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsmit dhe Sportit. Më 11 dhjetor u mësua se, si kampioni i botës, Daniel Godelli, dhe kampioni i Evropës për Nën-23-vjeçarët, Hysen Pulaku, kishin rezultuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.
Pas përgjigjes për Pulakun, brenda këtyre ditëve pritet edhe përgjigja e testit B edhe për Godellin, për të mësuar më pas edhe masën e dënimit që do të merret nga Federata Botërore e Peshëngritjes për dy sportistët në fjalë dhe për Romela Begajn. Ndërkohë, me 4 sportistë që rezultojnë pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara brenda një viti Shqipëria si vend rrezikon automatikisht pezullimin pa afat nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare.
Edhe i riu Arbër Çerçizi pati rezultuar pozitiv më herët gjatë vitit 2014. Të dy këta sportistë, Godelli dhe Pulakum kanë rezultuar pozitivë në analizat e kryera gjatë Botërorit të Të Rriturve, që mbajt muajin nëntor në Almati të Kazakistanit. Me këta dy sportistë, shkon në 5 numri i peshëngritësve shqiptarë që kanë marrë medalje në arenën ndërkombëtare dhe më pas kanë rezultuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.
Këta sportistë janë Fetije Kasaj, Erkand Qerimaj, Romela Begaj, Hysen Pulaku dhe Daniel Godelli. Përsa i përket Pulakut, ky është një rast i përsëritur për të, pasi rezultoi pozitiv edhe në prag të Olimpiadës “Londër 2012”, por ajo që e ndihmon është se para 3 vjetësh, ai rezultoi pozitiv jashtë gare. Sidoqoftë, në rastin më të mirë, ai rrezikon nga 2 deri në 4 vjet pezullim, ndërsa në rastin më të keq, pezullim të përjetshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh