AlbanianSport.com 03.04.2015 17:55
ASNN – Plot 12 vjet në total është masa e pezullimit që Federata Botërore e Peshëngritjes, ka dhënë për 3 shtangistët kuqezi. Më konkretisht, Romela Begaj dhe Daniel Godelli janë pezulluar me nga dy vjet secili. Ndërkohë, ka qenë mjaft më i rëndë dënimi për peshëngritësin tjetër, Hysen Pulakun, i cili praktikisht duhet t’i thotë lamtumirë sportit, për shkak se është pezulluar për një periudhë 8-vjeçare. Ka përfunduar tashmë edhe saga e peshëngritësve shqiptarë që rezultuan në fund të vitit të shkuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.
Plot 12 vjet në total është masa e pezullimit që Federata Botërore e Peshëngritjes, ka dhënë për 3 shtangistët kuqezi. Më konkretisht, Romela Begaj dhe Daniel Godelli janë pezulluar me nga dy vjet secili, ndërsa kaq qenë mjaft më i rëndë dënimi për peshëngritësin tjetër, Hysen Pulakun, i cili praktikisht duhet t’i thotë lamtumirë sportit, për shkak se është pezulluar për një periudhë 8-vjeçare. Një gjë e tillë është mësuar të premten pasdite dhe është konfirmuar zyrtarisht për Televizionin Shqiptar edhe nga Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj.
I kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike, Gjonaj ka pohuar nga qyteti i Vlorës, ku ndodhej për arsye pune, se në Ministri ka mbërritur vendimi për dënimin e 3 sportistëve kuqezi, së bashku me afatet përkatëse të pezullimit. Dy peshëngritësit shqiptarë, Romela Begaj dhe Daniel Godelli, patën dalë para një paneli dëgjimor të Federatës Botërore të Peshëngritjes përgjatë dy ditëve të fundjavës së shkuar, për të prezantuar çështjen e tyre përsa i përket përdorimit të substancave të ndaluara. Dhe vendimi, i cili është bërë publik sot, ngre pikëpyetje edhe për dënimin e mundshëm të Shqipërisë si ekip kombëtar.