AlbanianSport.com 16.12.2016 12:05
ASNN – Shtërmeni në peshëngritje është duke u stërvitur intensivisht në prag të kampionatit të të rriturve, që do të zhvillohet të hënën në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Në prag të këtij kampionati, trajneri i peshëngritjes së Shtërmenit, Leonard Toska, për “Sport Ekspres” do të deklaronte: “Jemi duke u përgatitur fort për garën më të rëndësishme të vitit, që është kampionati kombëtar i të rriturve”.
“Ekipi është në gjendje mjaft të mirë dhe ka një formë të shkëlqyer, – ka vijuar ai. -Shtërmeni do të konkurrojë me 6 peshëngritës meshkuj në 6 kategori të ndryshme peshash.”
“Dhe të gjashtë do të synojnë të arrijnë rezultate të larta, – ka theksuar veterani i shtangës. – E të gjithë së bashku të arrijmë të dalim kampion të Shqipërisë pasi vetëm kështu mund të tregojmë që Shtërmeni ka skuadër cilësore në peshëngritje.”
“Nuk i trembemi asnjë skuadre dhe kam besim tek djemtë. Falënderoj Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, i cili na ka ndihmuar për çdo gjë”, – ka përfunduar trajneri i peshëngritjes së Shtërmenit, Leonard Toska.