AlbanianSport.com 13.11.2016 13:30
ASNN – Punimet e Asamblesë Zgjedhore të Peshëngritjes u zhvilluan në kushte mjaft të mira, por me debate konstruktive, ku më aktivi ishte Leonard Toska dhe Elez Gjoza. Të dy së bashku kanë qenë aktiv në debate, ndërsa i kujtonin përfaqësuesve të klubeve dhe drejtuesve të Asamblesë zbatimin me përpikmëri të kritereve. Drejtimin e Asamblesë, me propozimin e përfaqësuesve të saj, e morën 3 anëtarë, që ishin Endri Karina, Artur Lagja dhe Edlir Mema.
Sipas procedurës u bë verifikimi i mandateve nga noterja. Më tej të 4 kandidaët për president kanë shpalosur objektivat e tyre. I pari që mori fjalën ishte Theodhori Masllavica, i cili deklaroi: “Në të ardhmen kërkoj mbështetjen e asamblesë për të krijuar një federatë model evropian për peshëngritjen shqiptare”. Kandidati Muharrem Berisha është tërhequr nga gara për president, por propozoi që garën ta vazhdojë Gjoza dhe Masllavica.
Nga ana tjetër, Ilir Topuzi ishte në të njëjtën linjë me kolegun e tij duke u tërhequr dhe ai nga gara për president. Fjala e Elez Gjozës ishte tepër e gjatë, ndërsa ka bërë një analizë për periudhën që ka qenë president. Sipas tij e gjeti me 70 milion lekë borxhe dhe gjithsesi kjo nuk e pengoj të arrinte suksese. E kjo së bashku me ish-Sekretarin e Përgjithshëm, Muharrem Berishën, dhe të tanishmin, Agron Haxhihyseni.