Peshëngritje / Tjetër garë kontrolli në Shtërmen, shkëlqen Erkand Qerimaj

Share Button

Peshengritje-Erkand-Qerimaj-Shtermen

AlbanianSport.com 26.03.2016 09:50

ASNN – Dje në palestrën e peshëngritjes të fshatit Shtërmen, atje ku që nga mesi i janarit është duke u përgatitur kombëtarja e shtangës për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Të Rriturve, që do të mbahet në prill në Norvegji, është zhvilluar gara e radhës e kontrollit. Në këtë garë kontrolli kanë qenë si zakonisht të pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, dhe Sekretari i Përgjithshëm Agron Haxhihyseni.

Por në këtë garë është bashkuar dhe Erkand Qerimaj, së bashku me trajnerin e tij Zef Kovaçi, ndërsa në të gjithë këtë periudhë shtangisti shkodran është përgatitur në Tiranë. Gara e kontrollit ka qenë mjaft interesante dhe tepër e bukur, ndërsa nuk kanë munguar dhe ovacionet e të pranishmëve, që ishin të shumtë. Të tetë sportistët, 6 meshkujt dhe dy femrat, u testuan në peshat e veta dhe gjithçka ka shkuar mjaft mirë sa i përket paraqitjes.

Kjo gjë ka kënaqur dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili i ka falënderuar sportistët për formën e mirë të treguar në këtë garë kontrolli. Në këtë garë kontrolli ka rënë në sy peshëngritësi shkodran i peshës trupore deri në 77 kg, Erkand Qerimaj, i cili ka treguar se është një peshëngritës i madh. Ai ka arritur rezultate të mira në këtë garë, teksa në shkëputje ka ngritur 155 kg dhe në shtytje 195 kg duke marrë dhe përqafimet e trajnerit të tij Kovaçi dhe të familjarëve të vetë.

Garë të mirë ka bërë dhe peshëngritësit “autoktonë”, Briken Calja i peshës 69 kg dhe Endri Karina i peshës 94 kg, teksa të dy së bashku kanë arritur rezultate të kënaqshme. Calja ka ngritur 145 kg në shkëputje dhe 181 kg në shtytje, ndërsa Karina 165 kg në shkëputje dhe 195 kg në shtytje. Për vajzat ka shkëlqyer Evangjeli Veli, që në shkëputje ngriti 86 kg dhe në shtytje 105 kg.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh