Peshëngritje / Tirana & Teuta shpallen “kampione”, Brahja & Calja, më të mirë

Share Button

Peshengritje-Kampionati-Kombetar-2015-poster

Gjergj Vyshka 17.10.2015 08:50

Shqiponja Brahja dhe Briken Calja peshëngritësit më të mirë të kampionatit. Më emocionueset kanë qenë garat e Caljes në peshën 77 kg dhe Qerimajt në peshën 85 kg, të cilat kanë pasur dhe mbështjen më të madhe të tifozerisë. Tirana për femra dhe Teuta për meshkuj janë kampionët e Shqipërisë në peshëngritje, ndërsa salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është bërë arena e veprimtarisë më të rëndësishme të shtangës për vitin 2015. Për gjithçka që është bërë dhe për mënyrën se si është zhvilluar, Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes i ka ngjarë një Evropiani të vogël.

Sepse arena ka qenë po ajo e vitit 2013, atëherë kur në prill në Tiranë është zhvilluar Kampionati Evropian i të rriturve pikërisht në “Asllan Rusi”. Duke mbetur tek kampionati në të kanë marrë pjesë katër ekipe të rriturash, të cilat ishin Skënderbeu, Tirana, Shtërmeni dhe Partizani. Kurse për meshkuj kanë konkurruar Tirana, Teuta, Elbasani, Shtërmeni, Skënderbeu, Vllaznia, Apolonia dhe “MasGllass”. Gjashtë shtangiste femrash dhe 50 peshëngritës për të rritur, ndërsa Tirana dhe Teuta, edhe duke qenë ekipet me më shumë shtangistë, janë kampionët e Shqipërisë.

Dhe për sportistët më të mirë, të cilët gjyqtari i ka shpallur mbi bazën e koeficientit të sinklaritetit, i kanë takuar Shtërmenit të Leonard Toskës. Pikërisht Shqiponja Brahja dhe Briken Calja. Madje gara e Caljes në peshën 77 kg dhe ajo e Erkand Qerimajt në peshën 85 kg kanë qenë më emocionuese, sepse kanë pasur mbështetjen më të madhe të tifozerisë, e cila i ka mbështetur me ovacione të dy këta shtangistë. Të pranishëm kanë qenë Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Agron Haxhihyseni. E në fund ka pasur edhe një vlerësim të veçantë për Vehap Xhindollin.

 

Kampionati Kombëtar

i Peshëngritjes për Të Rritur

 

Rezultatet teknike:

 

Femra

 

Pesha                                                                        Shkëputje                  Shtytje            Dygarësh

48 kg  Ana Jovan (Skënderbeu)               50 kg                          60 kg              110 kg

53 kg  Shqiponja Brahja (Shtërmeni)       82 kg                          95 kg              177 kg

58 kg  Desiana Koni (Tirana)                    32 kg                          44 kg              76 kg

75 kg  Manjola Karaj (Partizani)                55 kg                          65 kg              120 kg

+75 kg            Beslarda Kollozi (Tirana)    66 kg                          75 kg              141 kg

 

Si ekip: Tirana

Sportistja më e mirë: Shqiponja Brahja (Shtërmeni)

 

Meshkuj

 

Pesha                                                                        Shkëputje                  Shtytje            Dygarësh

56 kg  Roalb Kuqja (Shtërmeni)                –                                   –                       –

62 kg  Romarjo Avdiaj (Flamurtari)           110 kg                        130 kg            240 kg

69 kg  Edison Nela (Tirana)                       122 kg                        155 kg            277 kg

77 kg Briken Calja (Shtërmeni)                147 kg                        181 kg            328 kg

85 kg  Erkand Qerimaj (Vllaznia)              145 kg                        170 kg            315 kg

94 kg  Sopot Sula (Teuta)                          145 kg                        170 kg            315 kg

105 kg            Endri Karina (Elbasani)      155 kg                        175 kg            320 kg

+105 kg          Edison Elmazi (Flamurtari)            150 kg                        170 kg            320 kg

 

Si ekip: Teuta

Sportisti më i mirë: Briken Calja (Shtërmeni)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh