Gjergj Vyshka 05.03.2016 11:45
Evangjeli Veli përmirëson dy rekorde kombëtare në stilin e shkëputjes në peshën 53, rekorde që mbaheshin prej dhjetë vjetësh nga Fetije Kasaj. Nga 82 kg në 83 kg dhe më pas në 86 kg. Në përgjithësi, garë bindëse sidomos nga elementët e ekipit kombëtar të peshëngritjes.
Tirana është fituese e dyfishtë e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje, si për të rritur, ashtu dhe për të rritura, ndërsa gjithçka është zhvilluar dje në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Një garë pozitive dhe bindëse e elementëve përbërës të ekipit tonë kombëtar, që është duke u përgatitur në Shtërmen, atje ku premton medalje në Kampionatin Evropian të Të Rriturve në prill.
Gjithsej kanë qenë 14 ekipe, 11 meshkuj dhe tre femra që kanë garuar në këtë Kupë të Shqipërisë. E ato që kanë konkurruar ishin Tirana (meshkuj + femra), Teuta, Shtërmeni, Skënderbeu (meshkuj + femra), Vllaznia, Flamurtari, Tomori, Elbasani, Apolonia, “Masglass”, Lushnja dhe Partizani.
E për plot tetë orë, gara e peshëngritjes, sidomos ajo e peshës 77 kg, 85 kg, 94 kg, 105 dhe mbi 105 kg për meshkuj, i ka mbajtur të gjithë të mbërthyer në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Pse jo dhe përpara ekranit, ndërsa gara është transmetuar nga “TeleSport”-i.
Kupa e Shqipërisë në Peshëngritje
Rezultatet teknike:
Femra Shkëp Shtyt Dygarësh
Pesha 48 kg Ana Jovani (Skënderbeu) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha 53 kg Evangjeli Veli (Partizani) 86 kg 105 kg 191 kg
Pesha 58 kg Besjana Koni (Tirana) 40 kg 49 kg 89 kg
Pesha 75 kg Manjola Karaj (Partizani) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha +75 kg Besarda Kollozi (Tirana) 62 kg 70 kg 132 kg
Si ekip: Tirana 272 pikë
Sportistja më e mirë: Evangjeli Veli (Partizani) 288.1 pikë
Meshkuj
Pesha 56 kg Roald Kuqja (Shtërmeni) 72 kg 90 kg 162 kg
Pesha 62 kg Romario Avdiraj (Tirana) 110 kg 135 kg 245 kg
Pesha 69 kg Edison Nelaj (Tirana) 120 kg 147 kg 267 kg
Pesha 77 kg Briken Calja (Shtërmeni) 147 kg 185 kg 332 kg
Pesha 85 kg Erkand Qerimaj (Vllaznia) 157 kg 195 kg 352 kg
Pesha 94 kg Endri Karina (Elbasani) 162 kg 190 kg 352 kg
Pesha 105 kg Aleks Kaçani (Skënderbeu) 135 kg 165 kg 300 kg
Pesha +105 kg Edison Elmazi (Flamurtari) 151 kg 175 kg 326 kg
Si ekip: Tirana 532 pikë
Sportisti më i mirë: Erkand Qerimaj (Vllaznia) 434.01 pikë