Peshëngritje / “Masglass” për meshkuj & Tirana për femra, kampionet e Të Rinjve

Share Button

AlbanianSport.com 29/11/2018 09:45

ASNN – Të mërkurën u zhvillua në Tiranë Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për të Rinj (të moshës deri në 20 vjeç), për meshkuj dhe femra, ku ju vendosën edhe rekordet e para kombëtare të bazuara në formulën e re të vlerësimit të peshave. Gjithçka ndodhi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku në të dy gjinitë pati rivalitet të fortë, sidomos tek meshkujt, ku ekipi privat “Masglass” del në skenë si fuqi e parë e shtangës, ndërsa Shtërmeni, ekipi i fshatit që ka nxjerrë shumë kampionë në peshëngritje, u rendit i dyti, me një diferencë të vogël pikësh.

Natyrisht, pritej që Tirana të tregonte më shumë potencial tek meshkujt, por ajo nuk ia doli, ndërsa u ngushëllua me fitoren ekipore tek femrat. Duhet thënë se organizmi që qeveris shtangën në vend, pra Federata Shqiptare e Peshëngritjes, kishte marrë masa që kjo veprimtari, që ishte i fundit për këtë vit dhe njëherësh në kuadër të 28 Nëntorit, të kishte jo vetëm pjesëmarrje të gjerë, por edhe rivalitet. Ishte një veprimtari model sa i takon organizimit dhe konkurrencës, dhe ky kampionat dha shumë shpresë për vazhdimësinë.

Duke dëshmuar se shtanga nuk do ta lerë vendin pa medalje në veprimtaritë ndërkombëtare edhe në vitet e ardhshme. Sportisti më i mirë i veprimtarisë u shpall shtangisti Rilind Hysa, i kategorisë së peshës trupore mbi 109 kg, i cili ngriti në dygarësh 322 kg. Djaloshi stërvitet nga trajneri me përvojë Faik Nebijaj.  Kurse sportistja më e mirë femër u shpall Kleopatra Saliaj e Apolonisë, që garoi në kategorinë e peshës trupore deri në 64 kg dhe ngriti në dygarësh 153 kg.

Ndërkohë, presidenti i FSHP-së, Theodhor Masllavica, vlerësoi me nota pozitive dhe optimiste jo vetëm pjesëmarrjen e gjerë, me një numër rekord garuesish afro 100 sportistë të rinj. “Të rinjtë po u kthehen sërish palestrave dhe sportit të peshëngritjes dhe kjo është pozitive”, – theksoi Masllavica, ndërsa më pas komentoi çështjen e shumëpërfolur të dopingut, prej të cilës ka vuajtur shumë shtanga shqiptare. “Ne e kemi marrë seriozisht këtë çështje dhe para çdo përfaqësimi ndërkombëtar u bëjmë sportistëve testin anti-doping, – ka thënë ai. – Kjo është një mënyrë efikase për të parandaluar fenomenin.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh