Gjergj Vyshka 03.10.2015 08:55
Mes gjashtë kandidaturave të paraqitura në Federatën Botërore të shtangës është dhe kryeqyteti shqiptar, që në prill 2013 ka pritur Evropianin e Të Rriturve. Në Hjuston merret vendimi nga Bordi Ekzekutiv. Tirana është kandidaturë serioze për organizimin e Kampionatit Botërore të Peshëngritjes për të rritur më 2018.
Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Peshëngritjes, ndërsa kryeqyteti shqiptar ndodhet mes gjashtë kandidaturave. Në fakt të gjashta kandidaturat janë anëtare të tre kontinenteve federatat e të cilit janë anëtare të Federatës Botërore të Peshëngritjes.
Federata Botërore e Peshëngritjes ka bërë të ditur se deri më 17 tetor të gjashta këto kandidatura duhet të paraqesin kandidaturat e tyre zyrtare, së bashku me letër-garancinë për zhvillimin e këtij Botërori. Dhe më pas ata do të bëjnë prezantimin e tyre në Hjuston, atje ku do të vendoset organizatorin e Botërorit 2018.